POSTA FALAS PËR POROSI MBI 30€

Shtupë & fshesë robotike Rovus

Në gjendje Modeli: 1000125578 Kodi: 110037683

Njihuni me tekonologjinë e re të pastrimit - shtupë & fshesë robotike! Kjo pajisje ju mundëson pastrim vakumi dhe pastrim me shtupë në mënyrë automatike. Funksionon në të gjitha sipërfaqet, është plotësisht e programueshme dhe ka 7 funksione pastrimi. Ka bateri të fuqishme që funksionon deri në 2 orë pastrim. Kur bateria fillon të harxhohet, roboti kthehet vet në bazën mbushëse, pastaj fillon me pastrim pasi të jetë mbushur.

199,93 349,90 -43%

Kurseni 149,97€

Çmimi CLUB5:193,32 Anëtarësohu falas dhe kurse 6,61€ shtesë Bëhu anëtar

Përshkrimi


Shtupë & Fshesë robotike Rovus — pastrim automatik

Funksione 3në1, për t’i pastruar dyshemetë pa mundim

Lëreni robotin ta pastrojë shtëpinë tuaj, teksa ju jeni në punë apo relaksoheni. Kjo pajisje robotike, e dizajnuar me teknologji efektive pastrimi, do t’ju ndihmojë t’i mbani dyshemetë të pastra — pa u munduar. Roboti ofron mundësi pastrimi me 3 faza. Me një pastrim, mund të:


  • Fshijë pluhurin, qimet apo papastërtitë e tjera të thata

  • Vakumon të gjitha dyshemetë me fuqi vakumi deri në 1200Pa

  • Pastrim me shtupë për t’i hequr njollat e vështira

Funksionon në të gjitha llojet e dyshemeve, nga tepihët e trashë deri te pllakat e kuzhinës.

Shtupë & Fshesë robotike Rovus — vakum, fshesë dhe shtupë

Teknologji e mençur, arrin edhe zonat më të vështira

Robot Rovus — lartësi 8cm, arrin nën mobilje

Me lartësi vetëm 8cm, roboti është mjaft i hollë që të rrëshqasë nën shumicën e mobiljeve, dhe t’i pastrojë zonat që nuk mund të arrihen me fshesat e zakonshme.

Robot Rovus — xhiroskop i integruar

Xhiroskopi i integruar nënkupton se roboti mund ta pastrojë shtëpinë tuaj në mënyrë efektive dhe ta kujtojë se ku ka qenë — zonat e vështira për t’u arritur nuk do të mbesin më të papastra.

Nga pllakat e deri të tepihat

Rrotat e mëdha të robotit i mundësojnë që ta kalojë pragun e derës deri në lartësi 1.5cm. Senzorët tregojnë kur roboti kalon në një sipërfaqe të re dhe e ndërron funksionin e pastrimit, nëse është nevoja. Kur roboti kalon sipër një tepihu, automatikisht rritet thithja, në mënyrë që ta absorbojë pluhurin dhe qimet nga tepihu i trashë.

Senzorët e mençur nuk lejojnë që roboti të bie shkallëve, teksa senzorët parakolp e ndihmojnë që t’i shmangë pengesat.

Robot Rovus — pastron sipërfaqe të ndryshme

Pastron sipërfaqe të ndryshme

Robot Rovus — ndalet para shkallëve

Ndalet para shkallëve

Robot Rovus — shmang pengesat

Shmangë pengesat

Plotësisht i programueshëm, për t’ju përshtatur orarit tuaj

Roboti ka një program që kurdiset lehtë, pra ju mund t’i jepni robotit udhëzime të ndryshme çdo ditë. Po ashtu, ka 7 opsione pastrimi (auto, edge, gyro, random, area, intensive & scrub) për t’ju përshtatur nevojave të shtëpisë dhe mënyrës suaj të jetesës. Po ashtu, ka një telekomandë, për përdorim sa më të lehtë.

Shtupë & Fshesë robotike Rovus me telekomandë

Robot Rovus në bazën rimbushëse

2 orë fuqi pastrimi dhe rimbushje në mënyrë automatike

Bateria e fuqishme litium-jon mund të operojë deri në 2 orë me një mbushje, dhe roboti automatikisht do të kthehet në bazën rimbushëse pasi bateria të fillojë të harxhohet. Kur mbushet plotësisht, fillon pastrimin aty ku e ka lënë, për t’ju siguruar një shtëpi sa më të pastër.

Filtrim efektiv i dyfishtë për ajër më të pastër

Roboti përdorë një filter primar dhe një filter HEPA, të cilët funksionojnë së bashku për t’i mbajtur dyshemetë dhe ajrin pa pluhur apo mikrogrimca të dëmshme. Këto grimca mund të shkaktojnë irritim dhe alergji, por falë këtij sistemi filtrues që ka roboti, ju do të thithni ajër më të pastër.

Rezervuari ka funksionalitet 2në1 — mund të shërbejë si rezervuar uji 220ml apo si shportë pluhuri 230ml. Po ashtu, hiqet dhe pastrohet lehtë.

Rezervuari 2në1 — Rovus robot pastrimi

Specifikimet teknike

Pesha 4200 g
Përmasat 47,1 × 37,6 × 12 cm

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.

Produkte të ngjashme

Fshesë PowerMax Pa Kabull Rovus Rovus
-52% Fshesë PowerMax Pa Kabull Rovus Rovus
Nga 269,90 129,90
Club5*:  124,91 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 144,99 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë
Storm Vac&Mop e bardhë
-58% Storm Vac&Mop e bardhë
Nga 119,90 49,90
Shtoje në shportë
Pastrues xhamash Rovus Rovus
-60% Pastrues xhamash Rovus Rovus
Nga 79,90 31,96
Club5*:  30,56 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 49,34 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë
Pajisje dore me avull Nano Rovus
-40% Pajisje dore me avull Nano Rovus
Nga 79,90 47,94
Club5*:  43,95 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 35,96 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë
Shtupë me avull Nano 3në1
-47% Shtupë me avull Nano 3në1
Nga 169,90 89,91
Club5*:  89,54 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 80,36 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë
Shtupë higjienizuese Nano Plus
-29% Shtupë higjienizuese Nano Plus
Nga 139,90 99,90
Club5*:  89,91 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 49,99 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë
Aksesorë për Shtupë & Fshesë robotike Rovus
-60% Aksesorë për Shtupë & Fshesë robotike Rovus
Nga 29,90 11,96
Club5*:  10,00 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 19,90 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë