POSTA FALAS PËR POROSI MBI 30€

Shtupë higjienizuese Nano Plus

Në gjendje Modeli: 1000234555 Kodi: 110085686

Përdorni fuqinë e avullit super të nxehtë nano për të pastruar dhe dezinfektuar shtëpinë, pa përdorur kimikate, por vetëm ujë të thjeshtë. Shtupa e re dhe e avancuar Nano Plus, me fuqi avulli, eleminon deri në 99.9% të virueseve, baktereve dhe mikrobeve. Mund të përdoret në të gjitha dyshemetë e forta, tepiha dhe tekstilet që mund ta përballojnë nxehtësinë deri në 120°C.

99,90 139,90 -29%

Kurseni 40,00€

Çmimi CLUB5:89,91 Anëtarësohu falas dhe kurse 9,99€ shtesë Bëhu anëtar

Përshkrimi


Pastrim i thellë me avull

Shtupa e re dhe e avancuar Nano Plus përmban fuqinë e plotë të teknologjisë me avull nano. Me prekjen e një butoni, ju lehtësisht mund të siguroni ambient më të pastër në shtëpi – duke përdorur vetëm ujë rubineti! Pastroni, dezinfektoni apo sanitizoni dyshemetë, tepihët, dyshekët apo sipërfaqe tekstili të rrafshta, të cilat e përballojnë nxehtësinë e madhe.

Shtupë higjienizuese Nano Plus — pastrim me avull

Teknologji Nano – për më shumë fuqi e më pak përpjekje

Shtupa higjienizuese Nano Plus ka një dhomë avulli e cila kontrollon temperaturën, shtypjen dhe shpejtësinë e ajrit të nxehtë. Në këtë mënyrë, molekulat përplasen me njëra-tjetrën derisa ta arrijnë madhësinë nano. Pastaj, këto molekula ultra të vogla depërtojnë thellë në sipërfaqet që doni t’i pastroni apo dezinfektoni. Po ashtu, thahen shpejtë dhe nuk lënë mbetje toksike.

Karakteristikat kryesore

Avull nano gati në 10 sekonda

Avull nano gati në 10 sekonda

Eliminon 99.9% të mikrobeve dhe baktereve

Eliminon 99.9% të mikrobeve & baktereve

Funksioni i kontrollit të avullit

Funksioni i kontrollit të avullit

Për pllaka, dysheme, tepiha dhe tekstile

E dizajnuar për pllaka, dysheme të forta, tepiha dhe tekstile tjera

Eko-miqësore — pastrim natyral

Eko-miqësore – pastrim natyral

Kokë funksionale

Kokë funksionale

Kabllo e gjatë 6m

Kabllo e gjatë 6m

2 lecka drejtkëndëshe

2 lecka drejtkëndëshe – një për dysheme të forta dhe një për tepiha

E gjithanshme, ekonomike dhe efektive

Fuqia natyrale e avullit super të nxehtë nano, ju ndihmon të pastroni dhe dezinfektoni shtëpinë pa përdorur kimikate të shtrenjta apo të dëmshme. Andaj, kjo shtupë është shumë e sigurtë për shtëpitë që kanë fëmijë të vegjël apo mbajnë kafshë. Duke përdorur vetëm ujë rubineti, ju po ashtu kurseni para.

Eliminon bakteret, viruset & mikrobet, për një ambient më të shëndetshëm

Shtupa me avull nano sterilizon – asgjëson deri në 99.9% të baktereve dhe sanitizon dyshemetë si dhe sipërfaqet tjera. Kjo sepse avulli nano është më i nxehtë se pastrimi me një shtupë të zakonshme.

Nano Plus — ambient i shëndetshëm për familjen

Eko-miqësore

Kjo shtupë nuk përdorë kimikate të dëmshme apo toksike, sikurse zbardhuesi apo amoniaku dhe nuk lë mbetje të dëmshme. Shumica e detergjentëve përmbajnë hipoklorit natriumi, i cili është agjent oksidues, dhe mund të shkaktojë djegie gjatë kontaktit apo ta dëmtojë lëkurën.

Nano Plus — e sigurt për fëmijë dhe kafshë

Largon alergjenët për më pak irritim

Nëse vuani nga alergjitë ose astma, pastrimi me avull është një metodë shumë e dobishme pastrimi. Kjo, sepse avulli substancë natyrale dhe nuk shkakton reagime të dëmshme te ta që vuajnë nga alergjitë apo astma.

Pastrim me avull — më pak alergji

Pastron yndyrën, llumin dhe njollat e vështira

Shtupa me avull pastron në mënyrë më efektive se sa një shtupë e zakonshme me kovë. Jo vetëm që pastron, por edhe dezinfekton dyshemetë. Shtupa me avull nuk lë mbetje, andaj dyshemetë shkëlqejnë më shumë pas pastrimit. Po ashtu, janë më të përshtatshme sepse nuk keni nevojë të bartni kovë me vete. Me fuqi avulli, ju mundëson t’i pastroni më lehtë yndyrën dhe njollat më të vështira.

Nano Plus — pastrim i thellë i dyshemeve

Eleminon aromat e pakëndshme

Shtupa Nano Plus jo vetëm që pastron dhe dezinfekton, por edhe largon aromat e pakëndshme (të kafshëve apo cigares), duke ju siguruar një ambient më të freskët në shtëpinë tuaj.

Nano Plus — eliminon aromat e pakëndshme

Shumëfunksionale, ekonomike dhe eko-miqësore

Kurseni para

Kurseni para

Avulli është më i lirë kur vjen puna te produktet e pastrimit. Ju duhet shtupa Nano Plus, ujë i thjeshtë rubineti dhe energji elektrike. Pra, me këtë pajisje do të pastroni dhe dezinfektoni pa pasur nevojë të shpenzoni para për detergjente të shtrenjta.

Kurseni kohë

Kurseni kohë

Një shtupë me avull ju kursen kohë gjatë pastrimit apo punëve të shtëpisë. Tash nuk ju duhen një sërë veglash për t’i pastruar njollat nga dyshemetë apo pllakat – fuqia e avullit nano do t’ju sigurojë pastërti rrëzëllitëse shpejt dhe lehtë.

Kurseni hapësirë

Kurseni hapësirë

Për dallim nga shtupat e mëdha me kovë, shtupa me avull zë më pak vend, pra ju kursen hapësirë në shtëpinë tuaj.

E përshatshme për dyshemetë e forta dhe tekstilet

Avulli super i nxehtë është gati në pak sekonda, me 3 nivele të rregullueshme, për t’ju mundësuar më shumë kontroll që nga pastrimi i lehtë e deri te sanitizimi. Po ashtu, ka dy koka të ndryshme: drejtkëndëshe, për sipërfaqe të zakonshme dhe trekëndëshe për qoshe dhe pjesët që janë më të vështira për t’u arritur.

Nano Plus — pllaka dhe dysheme të forta

Lecka mikrofibre po ashtu mbron dyshemetë dhe mund të përdoret në të gjitha sipërfaqet që e përballojnë nxehtësinë deri në 120°C.

Nano Plus — tepiha dhe tekstile

Pas dyshemeve të forta, shtupën Nano Plus mund ta përdorni edhe për ta pastruar, dezinfektuar dhe freskuar tepihët, dyshekët dhe tekstilet që e përballojnë nxehtësinë e lartë.

Nano Plus — fuqi shtesë pastrimi

Për më shumë fuqi pastruese, shtoni furçën në fund të shtupës dhe fërkoni apo lastroni njollat e vështira në dysheme.

Në paketim përfshihen:

  • Njësia kryesore, e cila ka peshë të lehtë, manovrohet lehtë dhe ka një kabllo të gjatë 6m.
  • Rezervuar uji me kapacitet 400ml, i cili ju mundëson të pastroni deri në 27 minuta pa e rimbushur.
  • 2 lecka mikrofibër të ripërdorshme.
  • Kur e përdorni shtupën Nano Plus, përdorni aksesorin për tepih, për një efekt më të mire pastrimi.
  • Leckat janë të ripërdorshme, pra mund të lahen edhe në rrobalarëse.
Shtupë higjienizuese Nano Plus — përmbajtja e paketimit

Shtoni shtupës më shumë fuqi dhe fuknsione me aksesorët shtesë:

Aksesorë për Shtupë higjienizuese Nano Plus

Aksesorë për Shtupë higjienizuese Nano Plus →

Lecka trekëndëshe për Shtupë higjienizuese Nano Plus

Lecka trekëndëshe për Shtupë higjienizuese Nano Plus →

Lecka për Shtupë higjienizuese Nano Plus

Lecka për Shtupë higjienizuese Nano Plus →

Specifikimet teknike

Pesha 3150 g
Përmasat 31,5 × 60,5 × 20,5 cm

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.

Produkte të ngjashme

Pajisja e Dorës Steam&Go Rovus
-40% Pajisja e Dorës Steam&Go Rovus
Nga 79,90 47,94
Club5*:  43,95 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 35,96 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë
Pastrues xhamash Rovus Rovus
-60% Pastrues xhamash Rovus Rovus
Nga 79,90 31,96
Club5*:  30,56 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 49,34 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë
Fshesë PowerMax Pa Kabull Rovus Rovus
-52% Fshesë PowerMax Pa Kabull Rovus Rovus
Nga 269,90 129,90
Club5*:  124,91 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 144,99 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë
Pajisje dore me avull Nano Rovus
-40% Pajisje dore me avull Nano Rovus
Nga 79,90 47,94
Club5*:  43,95 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 35,96 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë
Shtupë & fshesë robotike Rovus
-43% Shtupë & fshesë robotike Rovus
Nga 349,90 199,93
Club5*:  193,32 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 156,58 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë
Storm Vac&Mop e bardhë
-58% Storm Vac&Mop e bardhë
Nga 119,90 49,90
Shtoje në shportë
Shtupë me avull Nano 3në1
-47% Shtupë me avull Nano 3në1
Nga 169,90 89,91
Club5*:  89,54 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 80,36 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë