POSTA FALAS PËR POROSI MBI 30€

Mirëmbajtja shtesë është shërbim shtesë në kuadër të një pagese simbolike, që ofrohet në produkte të caktuara.

Mirëmbajtje Shtesë mund të jetë e vlefshme nga 12 deri në 60 muaj, në varësi të llojit të mirëmbajtjës shtesë të blerë nga konsumatori. 

Shoqëria STUDIO MODERNA KOSOVË SH.P.K, adresa RR.Ukshin Hoti, nr.120, Objekti C3, Hyrja 3B, 10 000 Prishtinë, me numër të regjistrimit: UIN 810485632, dhe VAT numër: 330028680 (e cituar me poshtë si: »Kompania«) garanton që produkti, për të cilin konsumatori ka blerë Mirëmbajtje Shtesë (I cituar me poshtë si: »Produkti«), gjatë vlefshmërisë së kësaj Mirëmbajtjeje, do të jetë pa asnjë lloj defekti në lidhje me funksionalitetin ose defektet të tjera që ndikojnë objektivisht në funksionalitetin e produktit, dhe për më tepër merr përsipër të sigurojë riparim falas dhe/ose zëvendësim të produktit me defekt me një të ri (në rast se Produkti nuk është më në shitje, kompania do të sigurojë një zëvendësim me një produkt tjetër të ngjashëm me të paktën të njëjtin nivel funksionaliteti). Në rast të ndërrimit me produkt të ri apo të ngjashëm, kjo Mirëmbajtje Shtesë e humb vlefshmërinë e saj. Në rast se produkti me defekt, për të cilin ofrohet kjo Mirëmbajtje Shtesë, nuk është zëvendësuar dhe/ose riparuar në mënyrën e duhur brenda një periudhe 30 ditore nga dita e marrjës së produktit, konsumatori mund të tërhiqet nga kontrata. Në rast që nuk ka pjesë të produktit që pritet të servisohet, atëherë afati i servisimit mund të zgjasë më shume se 30 ditë kalendarike.

Mirëmbajtje Shtesë e Produktit është e vlefshme për një periudhë kohore për Produktin nga momenti i blerjes dhe si më poshtë: 

MIRËMBAJTJA SHTESË PËRKATËSISHT NUK ZBATOHET

Zbatimi i të drejtave që rrjedhin nga Mirëmbajtja Shtesë është e thjeshtë dhe me kosto efektive për konsumatorin sepse barra e provës në lidhje me ekzistencën e gabimeve që mbulohen nga kjo Mirëmbajtje Shtesë është mbi Kompaninë dhe jo mbi konsumatorin.

KUJDES:

Mirëmbajtja Shtesë nuk përjashton të drejtat e konsumatorit që rrjedhin nga ndonjë garanci vullnetare ose garanci e detyrueshme, si dhe çdo të drejtë tjetër që konsumatori mund të ketë sipas legjislacionit në fuqi, mirëpo ajo konsiderohet si një shërbim shtesë pas blerjes, e cila për konsumatorin ofron të drejta dhe përfitime shtesë mbi të drejtat e përcaktuara me ligj ose të fituara mbi ndonjë bazë tjetër.

Të drejtat që rrjedhin nga Mirëmbajtja Shtesë mund të zbatohen vetëm nëse Produkti për të cilin është blerë Mirëmbajtja Shtesë i dorëzohet kompanisë për inspektim (kur kjo është e mundur, duke marrë parasysh karakteristikat teknike të Produktit) së bashku me çdo prove blerjeje që tregon blerjen e Produktit dhe të Mirëmbajtjes Shtesë (kuponin fiskal dhe fletën e Mirëmbajtjes Shtesë). Për më tepër defekti I Produktit duhet t’i përshkruhet saktësisht përfaqësuesit të Kompanisë (p.sh. shitësit), përndryshe, të drejtat që rrjedhin nga Mirëmbajtja Shtesë nuk mund të zbatohen.

Të drejtat që rrjedhin nga Mirëmbajtja Shtesë mund të zbatohen vetëm në territorin e Kosovës. 

Konsumatori mund të kontaktojë me Kompaninë në të gjitha pikat e shitjes apo pikat e tjera të kontaktit, si më poshtë: 

VINI RE:

Ofrimi i shërbimit të Mirëmbajtjes në adresën e konsumatorit është me pagesë. Për çdo shërbim, intervenim që kërkohet special nga konsumatori duke kërkuar që tekniku të rregulloj Produktin në adresën e caktuar do të nevojitet të paguajë kosto shtesë për shërbimet e transportit.

Në rast të pyetjeve shtesë, konsumatori mund të kontaktojë kompaninë: 

Përditësimi i fundit: 6 shtator 2022