POSTA FALAS PËR POROSI MBI 30€

Hekur Steam Station Rovus

Në gjendje Modeli: 1000234591 Kodi: 110085764

Ju prezentojmë hekurin inovativ Steam Station – një pajisje për hekurosje, me bazë avulli! Ky hekur ka një kokë më të gjerë, me një sipërfaqe të lëmuar për hekurosje. Lehtë dhe shpejtë eleminon edhe rrudhat më të thella e të imëta në këmisha, bluza, pantallona apo rroba të tjera. Ka një sistem sigurie për fikje. Pesha e produktit (2.62kg); dimensionet e produktit 38.8 x 27.6 x 20.6cm); gjatësia e kabllos (1.6m); kapaciteti i rezervuarit të ujit (1.8l); fuqia (2000-2400W).

71,96 159,90 -55%

Kurseni 87,94€

Përshkrimi

Hekurosja është bërë më e lehtë se kurrë

Hekurosja është mënyra më e mirë për t’i larguar rrudhat nga rrobat dhe për t’i mbajtur rrobat apo tekstilet e tjera në gjendje më të mirë. Mirëpo, hekurat standartë kanë rezervuarë uji të vegjël dhe shpesh, një sipërfaqe jo aq të lëmuar. Por hekuri Steam Station nga Rovus, ju sjellë fuqi të madhe të hekurosjes, duke ju siguruar hekurosje më të shpejtë, më të lehtë dhe shumë efektive.

Hekur Steam Station Rovus — hekurosje

Hekur Steam Station Rovus — baza e avullit

Baza e avullit ju kursen më shumë kohë

Rezultatet e një hekuri me bazë avulli janë të mahnitshme, por njerëzit kanë nevojë për edhe për një pajisje që është e përshtatshme dhe e shpejtë. Andaj, ky sistem është dizajnuar që t’ju mundësojë hekurosje më të shpejtë, më të lehtë dhe më efektive. Në këtë mënyrë, ju keni më shumë kohë për t’u marrë me gjëra tjera. Rezervuari prej 1.8 litrash i mundëson sistemit që të prodhojë avull të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm. Ky avull i fuqishëm mund të largojë rrudhat edhe nga materialet më të trasha, duke i bërë të duken sikur të reja.

Sipërfaqe e lëmuar dhe e rrëshqitshme, e përshtatshme për të gjitha materialet

Nga mëndafshi më i hollë e deri të xhinset më të trasha, ky hekur do t’ju sigurojë rezultate të shkëlqyera! Pllaka prej çeliku inox shpërndan avull në mënyrë të barabartë kohë pas kohe, përmes vrimave të avullit. Sipërfaqja e lëmuar e pllakës rrëshqet lehtësisht nëpër materiale, duke i zbutur e më pas duke i hequr rrudhat, që rrobat tuaja të duken sa më perfekte.

Hekur Steam Station Rovus — pllakë qeramike

Më i përshtatshëm dhe më i sigurtë

Ky sistem për hekurosje, është dizajnuar me kujdes, për përdorim sa më të lehtë.

Rezervuar uji 1.8L

Rezervuari i ujit lehtë mbushet dhe lidhet me hekurin, përmes tubit të avullit.

Bazë e gjerë dhe fund i ngushtë

Hekuri i lehtë ka një bazë të gjerë për hekurosje të zakonshme, si dhe një fund të ngushtë për hekurosje më precize në pjesë të caktuara të rrobave.

Sistem anti-gëlqeror

Për shkak se uji i rubinetit mund të krijojë depozitë gëlqerore e cila e ulë performancën, ky sistem është i pajisur me një aksesor për mbledhjen e depozitës gëlqerore, të cilin mund ta zbrazni lehtë.

Fikje automatike

Ka një sistem të mençur për fikje automatike, i cili funksionon në 3 drejtime: nëse e lini vertikalisht, hekuri fiket automatikisht për 8 minuta, nëse e lini horizontalisht apo të përmbysur, fiket pas 30 sekondash.

Pompë e qetë

Pompa nga rezervuari i ujit është dizajnuar posaçërisht për t’i mbajtur dridhjet dhe zhurmën në minimum, për funksionim sa më të qetë gjatë hekurosjes.

Paketimi përfshin:

  • 1 sistem për hekurosje (hekuri me bazë)
  • 1 gotë matëse
  • 1 manual për përdorim
Hekur Steam Station Rovus — përmbajtja e paketës

Specifikimet teknike

Pesha 3500 g
Përmasat 55 × 23,5 × 42,5 cm

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.

Produkte të ngjashme

Hekur Rrobash Pa Kabllo Rovus Rovus
-63% Hekur Rrobash Pa Kabllo Rovus Rovus
Nga 79,90 29,91
Club5*:  27,17 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 52,73 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë
Rubineti ngrohes i ujit - 360 Rovus
-40% Rubineti ngrohes i ujit - 360 Rovus
Nga 99,90 59,94
Club5*:  54,95 Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 44,96 në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Shtoje në shportë