-50% Grirëse mishi Joy Pro Delimano
Ku ka më mirë se ta përgatisni vet mishin e grirë? Andaj, grirësja Joy Pro është krijuar që t’ju ndihmojë në këtë aspekt. Me një motor të fuqishëm , ju mundëson të grini mish për pleskavica, lazanja, sarma, qofte, qebapa, suxhuk dhe jo vetëm! Në set përfshihen pajisja bazë, dy disqe për grirje si dhe aksesori për suxhuk dhe kibbeh (një lloj qofte tradicionale libaneze). Fuqia: 600W.
Kurseni 39,95€
Përshkrimi
Mish i grirë i freskët, i përgatitur në shtëpi
Jeni adhurues të ushqimeve me mish të grirë, por nuk jeni të sigurtë për cilësinë e mishit? Tash mund të përgatisni në shtëpi mish për hamburger / pleskavica, lazanja, qofte, qebapa, sarma, pite apo burek dhe jo vetëm. Zgjidhni mishin më cilësor dhe përpunojeni vet në grirësen Joy Pro. Në këtë mënyrë, ju mund t’i shtoni erëza sipas shijes personale.
Përgatisni mish të grirë të freskët dhe shijoni dreka, darka apo ndonjë festë apo piknik me ushqime grill!
3 funksione praktike
Kjo pajisje ka 3 funksione të ndryshme për përpunimin e mishit/ushqimit:
Grirjen e mishit;
Përgatitjen e suxhukut;
Pastry rolls (brum).
Po ashtu ka një funksion kthyes (reverse), që nënkupton se nëse diçka ngecet gjatë procesit të grirjes, nuk keni nevojë t’i çmontoni të gjitha pjesët për ta kontrolluar – thjesht përdoreni këtë funksion, dhe do të kthehet aty ku është bllokuar. Efikase dhe e fuqishme, kjo grirëse mund të grijë deri në 1.5kg mish për minutë.
Përgatitni shije perfekte
Jo vetëm që mund ta grini mishin sipas trashësisë që dëshironi, por gjithashtu mund të provoni të grini dhe të kombinoni përbërës të ndryshëm, për të arritur shijen perfekte, që ju e dëshironi.
Doni të grini diçka tjetër pos mishit? Përdoreni grirësen për të përpunuar apo përgatitur ushqime tjera, sikurse:
- Peshk;
- Perime të freskëta;
- Kërpudha të freskëta;
- Hudhra;
- Salca;
- Thërrime buke, etj.
Disqe të qëndrueshme nga çeliku inox
Kjo pajisje ka dy disqe prej çeliku inox, njëra për grirje të imët e tjetra për grirje të trashë. Po ashtu, ka edhe aksesorin për suxhuk/salsiçe si dhe kibbeh (lloj qofte tradicionale libaneze). Andaj, ju mund ta përpunoni mishin në forma të ndryshme, për shujta që do i shijoni me më të dashurit tuaj.
Montohet dhe pastrohet lehtë
Ky aparat për bluarje (ç)montohet lehtë, po ashtu është i lehtë për t’u pastruar. Në pjesën e poshtme ka këmbëza silikoni, andaj qëndron stabil në sipërfaqe.
Kur nuk është në përdorim, kokën grirëse mund ta vendosni brenda pajisjes, që të kurseni më shumë hapësirë në kuzhinën tuaj.
Çfarë përfshihet në paketë
-
✓
Pajisja bazë Joy Pro -
✓
2 × disqe grirjeje (imët & trashë) -
✓
Aksesor për suxhuk/salsiçe -
✓
Aksesor për kibbeh
Specifikimet teknike
Vlerësimet e klientëve
Ende nuk ka vlerësime
Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.
Produkte të ngjashme