DORMEO NATURE'S ALOE VERA TOPPER 4 CM HC
Përmirësoni çdo sipërfaqe gjumi me shtresën Aloe Vera të Dormeo Nature's. Bërthama e sipërme është bërë nga sfungjer Orthocell™ me cilësi të lartë, e cila është projektuar për mbështetje të shkëlqyer dhe shtrirje të shtyllës kurrizore. E pasuruar me Aloe vera për butësi natyrale, plus trajtimin CleanEffect® dhe Sistemin AirX për rehati dhe higjienë shtesë.
Përshkrimi
Mënyrë e shpejtë dhe ekonomike për ta përmirësuar gjumin
Përmirësoni çdo sipërfaqe gjumi me shtresën Aloe Vera të Dormeo Nature's — mënyra më e lehtë, më e shpejtë dhe më ekonomike për ta transformuar një sipërfaqe të vjetër ose të parehatshme në një ambient komod dhe mbështetës për gjumë.
Shtresa është plotësisht e ajrosshme dhe e pasuruar me butësinë natyrale të Aloe Verës, për rehati të freskët gjatë gjithë natës.
Shiko brenda shtresës
Bërthama e sipërme është bërë nga sfungjer Orthocell™ me cilësi të lartë, e cila është projektuar për mbështetje të shkëlqyer dhe shtrirje të shtyllës kurrizore.
- ✓4 cm sfungjer Orthocell™ — strukturë piramidale që përshtatet me trupin dhe rrit qarkullimin e ajrit.
- ✓E pasuruar me Aloe vera, plus trajtimin CleanEffect® dhe sistemin AirX për rehati dhe higjienë shtesë.

Lartësia e shtresës: 4 cm
Aloe Vera, për butësi natyrale
Mbulesa është e pasuruar me trajtim Aloe Vera, që siguron butësi natyrale dhe një ndjenjë freskie gjatë gjumit. Për më tepër, mbulesa është punuar me fibra të ricikluara për një qasje më të qëndrueshme ndaj mjedisit.
Një sipërfaqe gjumi e shëndetshme dhe higjienike
Kombinimi i sfungjerit Orthocell™, trajtimit CleanEffect® dhe rrjetës AirX krijon një ambient gjumi më të pastër, më të freskët dhe më të rehatshëm.
Sfungjer Orthocell™
- ✓Si ajrosëse, për një ambient gjumi më të shëndetshëm
- ✓Përmirëson mbështetjen e pikave të presionit
Trajtimi CleanEffect®
- ✓Anti-mikrobik
- ✓Anti-bakterial
- ✓Anti-pluhur
Rrjetë AirX
- ✓Siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit
- ✓Ndihmon në mbajtjen e një mjedisi të freskët të temperaturës
Praktike dhe e gjithanshme
Kjo shtresë është e krijuar jo vetëm për t’u ruajtur sipërfaqja e një krevati me defekt, por edhe më shumë. Nature's Aloe Vera është një produkt i tillë, sepse mund ta përdorni në ambiente të brendshme dhe jashtë.
EKO-miqësore, frymëzuar nga natyra
- ✓Bërthama është punuar me 70% fibra poliestër të ricikluara, andaj kjo shtresë është eko-miqësore.
- ✓Poliestri i ricikluar siguron që prodhimi i kësaj shtrese të ketë ndikim më të vogël në mjedis. Plus, nuk nevojitet naftë e re për prodhim, dhe kështu zvogëlohet gjurma e karbonit.
- ✓Në këtë mënyrë, ne kujdesemi për planetin dhe të ardhmen tonë.
Kudo vete, rehatinë me vete
- ✓Ideale për të rritur rehatinë kudo që jeni.
- ✓Perfekte për udhëtime — thjesht mbështilleni dhe merrni me vete, për relaksim kudo.
Vendosja bëhet shpejtë dhe lehtë
Shtresa juaj e re do të mbërrijë në shtëpinë tuaj, e ngjeshur dhe e vakumuar, e mbështjellë në shtresa plastike. Të gjitha shtresat tona janë të ngjeshura dhe të vakumuara, falë procesit tonë miqësor dhe mbrojtës gjatë transportit.

Prisni me kujdes qesen e jashtme me gërshërë duke u siguruar që të mos preni qesen plastike në brendësi të shtresës. Mos përdorni thikë.

Hapni shtresën e rrotulluar të vakumuar mbi krevatin tuaj. Me kujdes preni qesen plastike në skaje dhe e hiqni atë.

Lëreni shtresën të hapur në mënyrë që të fryhet plotësisht (përafërsisht 6 orë).
Pjesë e koleksionit ekskluziv Nature's
Shtresa Nature's Aloe Vera është pjesë e koleksionit ekskluziv të Dormeo Nature's. Frymëzuar nga natyra. Përmes këtyre produkteve, Dormeo synon të sjellë ndjesinë e natyrës brenda shtëpisë tuaj, për një ambient më të relaksuar.

Specifikimet teknike
Vlerësimet e klientëve
Ende nuk ka vlerësime
Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.